PIEMONTE- Dy persona u vranë nga një ortek rreth mesditës në Val Formazza, Piemonte, në provincën Verbano-Cusio-Ossola. Bëhet fjalë për dy alpinistë nga Legnano (Milano), një burrë 53-vjeçar dhe një grua 30-vjeçare, të cilët po ecnin me këpucë dëbore, dhe jo alpinistë siç u raportua fillimisht. Ata ishin në një udhëtim me familjen e tyre. Orteku shpërtheu pranë kalimit San Giacomo, rreth 2200 metra mbi nivelin e detit, në kufi me Zvicrën, duke arritur në liqenin Toggia. Dhe pikërisht në liqen, në lartësinë e digës në rrjedhën e poshtme, u gjet një nga dy trupat.
Në fakt prej andej ka mbërritur sinjali Artva, i transmetuar nga pajisjet teknike të alpinistëve, i cili u mundëson gjurmimin e njerëzve nën dëborë. Viktima tjetër është mbuluar nga bora. Kërkimet nga helikopteri CNSAS dhe ekipi i shpëtimit malor Formazza u penguan nga erërat e forta, raportojnë mediat italiane.
Alarmi është dhënë rreth mesidtës nga rojet e digës, teknikët e Alpine Rescue, të cilët kanë parë që orteku të godiste dy persona. Dy punonjësit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nisën një kërkim fillestar me Artva, por nuk patën rezultat. Ndërkohë, helikopteri i shpëtimit Azienda Zero Piemonte u ngrit dhe, pavarësisht erës së fortë në lartësi të madhe, arriti të zbresë një pjestar të forcave të shpëtimit, i cili me njësinë e qenve të ortekëve identifikoi trupin e parë brenda masës së dëborës dhe trupin e dytë brenda liqenit. Polumbarët nxorrën trupin nga uji. Sipas buletinit të Aineva, paralajmërimi i ortekëve në Alpet Leopontine ishte në nivelin 3, në shkallën 5 që do të thotë rrezik i moderuar.
Dy persona të tjerë u goditën nga një tjetër ortek, këtë herë në Racines, Alto Adige. Dy djem të moshës 10 dhe 11 vjeç, të cilët dolën pa asnjë lloj pajisjeje nga pista, pranë ashensorit ‘Enzian’ u shpëtuan menjëherë nga Shërbimi i Shpëtimit Alpin dhe ambulanca. Fëmijët pësuan lëndime të lehta, por rrezikuan shumë. Njëri nga të dy ishte mbuluar plotësisht në dëborë. Ata u identifikuan duke përdorur sonda. Edhe në atë zonë sot rreziku i ortekëve ishte i nivelit 3.