OSBE mirëpret vendimin e presidentes së Kosovës për zgjedhjet: Të gjithë duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për dialog dhe për të ulur tensionet

0

Shefi i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, Michael Davenport, përmes një postimi në Twitter tha se e sheh këtë si një mundësi për të ulur tensionet e për tu përqendruar në dialog.

“Mirëpres vendimin e presidentes Osmani dhe të liderëve të partive politike për të shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë komune dhe ato për asambletë komunale në veri të Kosovës. Të gjithë duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të ulur tensionet dhe për t’u përqendruar në dialog”,-  ka shkruar ai.

Kujtojmë se zgjedhjet në veri të Kosovës u vendosën të mbahen në 23 prill të vitit të ardhshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu