Osmani dhe Kurti do të marrin pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares Albright

0

– Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, do të udhëtojnë në SHBA të martën, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright.

Kurti dhe Osmani janë ftuar nga familja Albright, ndërkohë pritet të zhvillojnë edhe disa takime të tjera.

Ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright, ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare më 23 mars. Albright, shërbeu si sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në vitin 2001.

Ajo ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 për të ndalur sulmet dhe zbrazjen etnike në Kosovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu