Një tjetër dështim për Manchester United dhe sërish kritika të reja për lojtarët. Sidomos për Harry Maguire, tashmë në qendër të kaq shumë polemikave.
Këtë herë është ish-sulmuesi historik anglez Michael Owen, i cili ka folur për mbrojtësin gjatë Premier League Productions, siç raportohet nga “Metroe” dhe “Mirror”.
“Kam pasur frikë për të në disa raste. Ishte e turpshme,”- tha Owen, duke analizuar disa nga veprimet e Maguire kundër Southampton dhe në veçanti një faull të mundshëm për penallti në favor të “Shenjtorëve”.
Bëhet fjalë për ndërhyrjen shumë të dyshimtë ndaj sulmuesit shqiptar Armando Broja në minutën 88-të, i cili, për fat të mbrojtësit të “Djajve të Kuq”, nuk u akordua.
“Problemi i vërtetë është mungesa e shpejtësisë dhe shkathtësisë. Nuk ka ritëm dhe kur kundërshtari e sulmon atë, keni frikë të shihni se çfarë do të përpiqet të bëjë. Ju mendoni se ai dëshiron të justifikojë veten, por më pas ai do të përfundojë duke rrezikuar për të bërë diçka edhe më të rëndë. Përsëri, e kemi thënë disa herë: mungesa e ritmit dhe shpejtësisë është problemi i vërtetë për të”.