Pa Green Pass nuk ka pagë mujore

0

Pa pasaportën e gjelbër asnjë punëtor i sektorit publik e privat në Itali, nuk do të marrë pagën mujore.

Mungesa në punë do të konsiderohet e pa motivuar por nuk do të ketë ndaj tij asnjë masë disiplinore me pushim nga puna.

Ky vendim është pjesë e draftligjit të aprovuar nga qeveria italiane e publikuar pak orë më parë në Gazetën Zyrtare.

Në krahasim me bocën e pak ditë më parë, versioni final i këtij drafti ka eleminuar masën e pushimit nga puna në rast mungese të pamotivuar, e ka vendosur përjashtimin e të drejtës së pagesës qysh në ditën e parë të mosdorëzimit të Green Pass-it në vendin e punës.

Ky vendim do të hyjë në fuqi më 15 tetor 2021 e është në fuqi deri më 31 dhjetor 2021.

Kjo masë i takon rreth 23 milionë punonjësve italianë të sektorit publik e privat.

Green Pass i detyruruar do të aplikohet dhe për deputetët e senatorët e parlamentit italian e debate të forta politike priten mes parlamentarëve që janë shprehur kudnër këtij vendimi.

Pasaporta e gjelbër e lëshuar nga Minsitria italiane e Shëndetësisë është e vlefshme në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe në ato të zonës Schengen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu