Pa Haaland nuk festë, Letonia i komplikon kualifikimin Norvegjisë. Turqia e…

0

Situata në Grupin G për kualifikueset e Kupës së Botës është bërë interesante. Norvegjia që para ndeshjes mbante vendin e dytë, është detyruar të zbresë një vend më poshtë pasi barazoi 0-0 ndaj Letonisë në shtëpi. Përfaqësuesja norvegjeze nuk kishte në skaudër Erling Haaland për shkak dëmtimi. Norvegjezët dominuan totalisht kundër Letonisë dhe e shënuan një gol me Elyounoussi, por VAR ua hoqi dhe në fund morën një pikë që nuk u vlen aspak, pasi tani janë barazuar me pikë me Turqinë.

6-0 triumfoi Turqia në Stamboll kundër modestëve të Gjibraltarit. Akturkoglu dhe Dervisoglu (2x) shënuan në pjesën e parë, teksa në fraksionin e dytë erdhën rrjetat e Demiral, Dursun dhe Muldur.Ekipi mik luajti me një lojtar më pak prej mesit të pjesës së parë pas daljes me të kuq të Olivero

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu