Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka marrë masat fillestare në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Organi më i lartë qeverisës i futbollit botëror ka vendosur në fakt, me miratimin e UEFA-s dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që Rusia t’i luajë ndeshjet e saj në një fushë neutrale dhe me dyer të mbyllura, pa himn dhe flamur.
Ky vendim lidhet me ndeshjet e play-off-it për Kupën e Botës, të cilat Rusia do t’i duhet të luajë kundër Polonisë dhe padyshim që do të zbatohet vetëm nëse polakët ndryshojnë mendje dhe pranojnë të luajnë play-off në këto kushte të reja.
Megjithatë, vendimet e marra sot nga FIFA kundër Rusisë nuk mbarojnë me kaq. Në fakt, në të njëjtin takim u ra dakord që të paralajmërohet Rusia se pjesëmarrja e saj në Kupën e Botës, edhe në rast të kalimit të play-off-it, nuk është e garantuar nëse Bashkimi Evropian dhe institucionet më të larta ndërkombëtare vendosin të rrisin presionin dhe të zgjerojë sanksionet pas pushtimit të Ukrainës.
Megjithatë, vendimet e marra nga FIFA sot nuk e bindën Poloninë, siç dëshmohet nga komenti i menjëhershëm i bërë nga numri një i Federatës Polake të Futbollit Cezary Kulesza, i cili përsëriti se Polonia nuk ka ndërmend të hyjë në fushë kundër Rusisë në play-off. Pjesëmarrja në Kupën e Botës së ardhshme: “Vendimi i sotëm i FIFA-s është plotësisht i papranueshëm. Ne nuk jemi të interesuar të marrim pjesë në këtë ndeshje. Pozicioni ynë mbetet i qartë: Kombëtarja polake NUK DO TË LUAJË me Rusinë, pavarësisht se cili është emri i ekipit”. Ishte postimi i presidentit të Federatës së Polonisë.