“Rreth orës 08:00, kam komunikuar në telefon me Hekuran Billën dhe e lamë të takoheshim tek Kthesa e Kamzës pasi do iknim në Krujë sepse ai donte të merrte një vërtetim në Gjykatë që ishte me detyrim paraqitje. Pasi jemi takuar, u nisëm në drejtim të Krujës me automjetin e Hekuranit, një ‘BMW X6’, me ngjyrë të bardhë, me targa angleze. Diku rreth orës 09:30 kemi arritur në Krujë dhe aty takuam vëllain e avokatit të Hekuranit, i cili quhet Aldo Tabaku. Të tre u ulëm në një lokal. Aty erdhi dhe avokati Aldo i cili i dha vërtetimin Hekuranit. Diku rreth një orë pasi ishim ulur, në tavolinë erdhi dhe një djalë rreth 32-33 vjeç, i cili quhej Redi dhe mesa di unë ka qenë në burg me Hekuranin. Rreth orës 11:00, u ngritëm dhe u nisëm për në Tiranë. Rreth orës 12:00 mbërritëm tek ‘Casa Italia’ dhe aty u ndamë. Rreth orës 14:00 kemi dalë sërish dhe jam takuar me shokun e tij që quhet Klinton Terziu dhe jemi nisur së bashku në drejtim të Durrësit pasi kisha për të marrë një automjet në portin e Durrësit, të cilin e kishte porositur Hekurani për kompaninë e tij. Rreth orës 15:00 kemi arritur në Port dhe kemi filluar procedurat e zhgodanimit të automjetit. Nga porti jemi larguar rreth orës 20:00. Më pas kam marrë tre valixhe të cilat ndodheshin në automjet dhe kam shkuar për t’ia çuar Hekuranit i cili ndodhej në një lokal, në afërsi të Urës së Dajlanit. Kur kam arritur aty, kam parë Hekuranin nën shoqërinë e një vajze bionde që nuk e njihja. Rreth orës 21:00 Hekurani u nis drejt Tiranës. Kemi shkuar në shtëpinë e tij në fshatin Domje, për të lënë automjetin e zhdoganuar. Pasi kemi lënë automjetin jemi nisur në drejtim të Kamzës. Pa hyrë në Kamëz, më ka telefonuar vëllai i Hekuranit i cili quhet Elmi dhe më ka thënë se kishin qëlluar me armë Hekuranin. Jam kthyer menjëherë në drejtim të Domjes pasi mendova se kishte ndodhur tek shtëpia e Hekuranit. Gjatë rrugës mësova se ishte bërë një vrasje në ‘Komunën e Parisit’. Meqenëse isha afër Spitalit Ushtarak shkova për të parë se mos e kishin çuar aty Hekuranin. Pasi pyeta, më thanë se nuk kishte asnjë me këtë emër në spital. Aty gjeta vëllain e tij, Elmiun dhe motrën e tij, të cilën e kam marrë me vete dhe jemi nisur në drejtim të qendrës “Kristal” në Komunën e Parisit. Kur mbërritëm aty mësuam se Hekurani ishte vrarë”.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





