Pacienti zero i “Etheve të Nilit”/ Dëshmia e 63-vjeçarit nga Lushnja: Analiza e palcës zbuloi virusin

0

Pas 13 vitesh virusi i Nilit u rikthye në vendin tonë, ndërsa një prej vatrave të evidentuara është në Savër të Lushnjës ku, Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar një 63-vjeçar të infektuar.

Në një ibtervistë ai ka zbuluar infektimin pasi ka shkuar në Greqi. Atje i është nënshtruar një mjekimi të specializuar, pasi prej ditësh nuk i ulej temperatura.

Ka që të shtunën, më dhimbte koka. Të dielën pasdite pastaj më dha një dhimbje koke të madhe dhe me temperaturë deri në 40”-shprehet ai.

Diagnostikimi i 63-vjecarit me Ethet e Nilit nuk ka qenë i lehtë as për mjekët greke. Fillimisht 63-vjecari shqiptar u dyshua se ishte i sëmurë nga konsumimi i bulmetit, por pas një analizë të bërë nga palca e pacientit u konfirmua që ishte i infektuar nga pickimi i mushkonjes dhe infektimi kishte ndodhur në periudhën që 63-vjeçari ishte në Shqipëri.

Autoritetet në Greqi njoftuan në pas ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri.

Shkova në spital në Greqi atje më shtruan, e zbuluan pas tre ditësh. Rashë si në koma”-shprehet ai.

Banorët në Savër thonë se autoritetet kanë spërkatur zonën dhe se vetë ata po mundohen të marrin masat e nevojshme që të shmangin pickimet nga mushkonjat. Më të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje të tjera nuk e fshehin frikën.

Ata kërkojnë që përveç ndërhyrjes nga autoritetet shëndetësore me spërkatje të vazhdueshme të nisë edhe një fushatë sensibilizimi për vetë banorët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu