Padi e re në SPAK! Nisma “Thurje” çon prova të reja për “abuzime me fondet e IPARD”

0

Emri i ish-ministres Frida Krifca doli nga kabineti Rama dhe hyri në SPAK.

“Nisma Thurje” e kallëzoi ish-ministren e Bujqësisë dhe disa vartës të saj pranë AZHBR duke kërkuar që të hetohen për abuzimet me fondet e IPARD 2 të Bashkimit Europian.

“Për shpërdorim detyre është kryesorja dhe pastaj, në bazë të hetimit, ka indicje për të shkuar edhe tek korrupsioni pasiv në këtë rast”- tha Pano Soko.

I pyetur se ku e ka shpërdoruar detyrën Frida Krifca dhe vartësit e saj, Endrit Shabani është shprehur se: “Padyshim që unë jam jurist, ne kemi ekip juristësh por unë nuk jam prokurori. Ne nuk duam as të duplikojmë OLAF-in apo SPAK-un. Javën e shkuar, OLAF-i që është zyra antikorrupsion e Bashkimit Evropian ka përfunduar raportin e vetë të hetimit. Kaq mjafton për SPAK-un për të hetuar se çfarë është bërë me fondet e Bashkimit Evropian për Shqipërinë.

E dyta, ne jemi përpara dyshimeve të arsyeshme se e njëjta skemë është përdorur edhe me fondet e taksapaguesve shqiptarë. Mos harroni që ka një program kombëtar të ndihmës për fermerët 115 milionë euro i cili mund të jetë abuzuar po njësoj.”

Denoncuesit e konsiderojnë Frida Krifcën dhe funksinarët e AZHBR përgjegjës për shpërndarjen e fondeve të cilat u tjetërsuan dhe nuk përfunduan për të fuqizuar fermerin.

“Atëherë, ne kemi disa raste, individë që kanë aplikuar, dhe ne kemi dyshime të arsyeshme që jemi përpara shkeljes së barazisë në tendera apo në ankande publike”– tha Shabani.

Më herët nisma thurje ka depozituar edhe kërkesa për hetime të tjera, më e bujshme ajo e sterilizimit, njohur ndryshe si dosja numër një e SPAK.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu