KOSOVË- Në vitin 2024, pagat mesatare bruto në Kosovë ishin 639 euro, derisa në vitin 2023 ishin 570 euro. Pra, kishte një rritje prej 69 eurosh nga viti paraprak. Kurse, paga neto, në vitin 2024 ishte 552 euro, krahasuar me vitin 2023 që ishte 506 euro. Pra, një rritje prej 46 eurosh.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin vjetor “Niveli i Pagave në Kosovë” për vitin 2024, duke ofruar një pasqyrë të detajuar të pagave mesatare bruto dhe neto në sektorët kryesorë të ekonomisë vendore: publik, privat dhe ndërmarrjet publike.
Sipas të dhënave zyrtare, paga mesatare bruto në Kosovë në vitin 2024 ishte 639 euro, krahasuar me 570 euro në vitin 2023 – një rritje prej 69 eurosh. Ndërkohë, paga mesatare neto arriti në 552 euro, nga 506 euro sa ishte një vit më parë, duke shënuar një rritje prej 46 eurosh.
Sektori privat me rritje të theksuar
Në sektorin privat, rritja e pagave ka qenë dukshëm më e madhe: Paga mesatare bruto në vitin 2024 ishte 598 euro, nga 515 euro në 2023 – një rritje prej 83 eurosh. Paga neto u rrit në 513 euro, nga 459 euro në vitin paraprak – rritje prej 54 eurosh.
Sektori publik dhe ndërmarrjet publike
Në sektorin publik (administratë), rritja është vërejtur krahasuar me vitin 2020: Paga mesatare bruto në vitin 2024 ishte 755 euro, nga 624 euro në vitin 2020 – një rritje prej 131 eurosh, ose 21%.
Paga neto u rrit nga 552 euro në 2020 në 668 euro më 2024 – gjithashtu një rritje prej 116 eurosh, ose 21%. Ndërsa në ndërmarrjet publike, rritja ishte më e moderuar:
Paga mesatare bruto në vitin 2024 arriti në 783 euro, nga 769 euro në 2020 – një rritje prej vetëm 14 eurosh (1.8%). Paga neto në këtë sektor u rrit për 5 euro, nga 680 në 685 euro (0.7%).
Sipas ASK-së, sektori i ndërmarrjeve publike vazhdon të ketë pagat më të larta, ndërsa sektori privat mbetet me pagat më të ulëta.
Pagat sipas aktiviteteve ekonomike
Në vitin 2024, aktivitetet me pagat më të larta ishin:
Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar:
o Paga bruto: 1,105 euro
o Paga neto: 970 euro
o Paga bruto: 1,090 euro
o Paga neto: 935 euro
Aktiviteti me pagat më të ulëta ishte:
Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim
o Paga bruto: 389 euro
o Paga neto: 331 euro./ Monitor