Pagë bruto prej 24,7 milionë lekë të reja/ Reagimi Ben Blushit: Paga ime 24 herë më…

0

Gazetari dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi ka përgënjeshtruar lajmet e publikuara sot për pagën e tij mujore gjatë kohës që drejtone televizionin kombëtar. Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se paga e tij nuk ka qenë asnjëherë 247 milionë lekë të vjetra, por dhjetë herë më e vogël.

Blushi shton më tej se në respekt të kompanisë ku ka punuar dhe të bashkëpunëtorëve të tij është i detyruar t’i sqarojë këto zëra dhe kërkon që ky skandal të ketë të paktën një përgjegjës.

Reagimi i plotë:

Nga publikimet e paautorizuara te disa portaleve sot kam mesuar se kam nje rroge qe nuk e kam. Ne respekt te bashkepuntoreve te mi, ne kompanine ku kam punuar deri perpara tre javesh, dua te them se, rroga ime eshte 24 here me e vogel se ajo qe pretendohet se eshte. Duke e ditur se kurioziteti njerezor, nuk e ndal dot vuajerizmin te kthehet ne sport ekstrem, shpresoj qe te pakten nje here, ekspozimi i padenje dhe ne rastin tim edhe i pavertete, i te dhenave personale te kete nje pergjegjes.

Ben Blushi u zgjua sot miliarderi më i ri në Shqipëri. Thuajse në të gjitha media qarkulluan lajmet se sipas databazës së të dhënave që ka rrjedhur prej disa orësh në public, ai ka një pagë bruto prej 24,7 milionë lekë të reja (247 milionë lekë të vjetra).