Pak para ndeshjes/ Tifozët e Betis vandalizojnë qendrën e Romës, raportime për dhunë (FOTO)

0

Goglat e Europa League vendosën përballë njëra-tjetrës skuadrën e Romës dhe Real Betis, të cilat do të matin forcat ditën e sotme në Olimpico.

Tifozët spanjollë kanë mbërritur masivisht në kryeqytetin italian për të mbështetur skuadrën e tyre megjithatë, duket se kanë bërë kërdinë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Gjatë natës ka pasur raportime të shumta për dhunë, e po ashtu shumë shishe birre u hodhën drejt një lokali në Trastevere. Ndërkohë pasditen e sotme ata sulmuan Piazza del Popolo , duke lënë një sasi të madhe mbeturinash në tokë dhe duke vandalizuar qendrën historike të qytetit, ndërkohë dyshohet se ata janë bashkuar dhe me ultras të Lacios.

Pak para ndeshjes/ Tifozët e Betis vandalizojnë qendrën e

Skena të ngjashme të turpshme në qytetin historik ishin parë tashmë në vitin 2015 me ardhjen e ultrasve të Feyenoord.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu