Një orë para protestës, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një bashkëbisedim me qytetarët për të informuar punonjës në sektorë të ndryshëm për paketën e rezistencës sociale, ndërhyrjet e qeverisë dhe efektet e krizës ndërkombëtare në ekonomi.
Bashkëbisedimi është paralajmëruar të nisë në orën 10:00, një orë para protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve.