Paloma e cila ka lënë prej disa javësh shtëpinë e ‘Big Brother Vip’, ka zbuluar se është konsultuar me psikologë pas daljes nga banesa. Teksa ndodhej në emisionin ‘Goca dhe gra’, Paloma tha se ndryshimi që pësoi e ka detyruar që të takohet me psikologë, jo pasi e ka dëmtuar eksperienca por ka hasur një ndryshim të madh.
‘Unë aty e humba fillin, gjithmonë doja të krijoja situata të bukura, por sa herë e kujtoj atë moment më prek shumë realisht. Unë e transmetova si një histori frymëzimi. Ai është një realit shoë, nuk mund të na tregojë vetëm pjesën profesionale, por ne kemi shpirt, jemi njerëz. Më është dashur që ta kaloj me psikologë ndryshimin nga shtëpia, nuk mendoj se më ka dëmtuar, por të jetuarit 24 orë ndryshonte shumë. Më vjen keq që më thanë manipulatore, ai është Big Brother çfarë pret publiku. Pse duhet të ndryshoja unë kur të tjerët pëlqenin Donaldin apo Semin“, u shpreh Paloma.