Ditën e sotme vendi është përfshirë nga një mot i keq ku në Kavaj raportohet se rrymat e forta të erës kanë shkaktuar probleme të mëdha.
Prej orës 06:00 në qytetin bregdetar filloi stuhia e erës dhe menjëherë pas saj edhe reshjet e shiut.
Për shkak të forcës së erës, janë rrëzuar disa pisha në Qerret.