(PAMJE) Hyn me shpejtësi në kthesë, por humb kontrollin/ Momenti kur makina përplaset fuqishëm me murin

0

Pamjet që shihni tregojnë momentin e një aksidenti në Vlorë, ku një i ri në timon humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një mur.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 19:30, në aksin rrugor Vlorë-Babicë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara që janë filmuar nga kamerat e sigurisë, mjeti që drejtonte 21-vjeçari me inicialet E. H ka hyrë me shpejtësi në kthesë dhe për pasojë ka humbur kontrollin, duke u përplasur fuqishëm me murin e një ndërtese.

Të shumtë kanë qenë kalimtarët e rastit dhe drejtues mjetesh që i kanë ofruar ndihmën e parë të plagosurit. Ky i fundit fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu