-Ish-lojtari i ekipit të futbollit amerikan New York Jets, Zac Stacy, sulmoi pa mëshirë ish të dashurën e tij dhe nënën e fëmijës së tyre, duke e goditur me grusht në fytyrë. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e kësaj të fundit, ku Zac kishte shkuar të vizitonte djalin e tij.
Vajza u shpreh për mediat se policia nuk e kishte parë si gjë ekstreme. Gjithçka nisi kur Stacy reagoi ashpër gjatë një debati me ish-të dashurën e tij, duke e goditur me disa grushta në fytyrë gruas, e cila u rrëzua në një divan, pikërisht pranë vendit ku ishte ulur foshnja e tyre pesë muajshe.
Menjëherë, ish-lojtari i NFL-së e kapi për krahu dhe e hodhi brutalisht te televizori ku ra mbi gruan, e cila e lënduar nga goditjet i lutej ish-partnerit të qetësohej. Videoja e dhunës ka bërë xhiron e rrjetit. Për momentin Christina e ka paditur ish-të dashurin, i cili është ende në arrati.