Pamje të frikshme në Kazakistan, ndërtesa 26-katëshe përfshihet nga flakët (VIDEO)

0

KAZAKISTAN- Një zjarr masiv ka përfshirë një ndërtesë 26-katëshe në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, duke shkaktuar kështu një situatë të madhe kaotike në zonë.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur pasditen e së shtunës, në ndërtesën e quajtur “Rixos Khan Shatyr Residences”. Sipas informacioneve, ekipi i policisë lokale së bashku me zjarrfikësit dhe autoritetet e tjera kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarrin.

Sipas njoftimeve paraprake, fillimisht mori flakë veshja e objektit dhe më pas u përhap më tej në ndërtesë. Zyrtarja e ministrisë, Dinara Nurgalieva është shprehur se 17 njësi të zjarrfikësve me pajisje speciale dhe rreth 80 zjarrfikës kanë punuar për shuarjen e zjarrit.

Nurgalieva tha se ndërtesa është pjesërisht administrative dhe pjesërisht rezidenciale dhe se nuk ka pasur viktima aktuale nga zjarri, të cilin ajo e përshkroi si të lokalizuar. Zjarri është përhapur në 180 metra katrorë, tha ajo, dhe tetë persona janë evakuuar nga ndërtesa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu