Pamje të frikshme në Tajlandë/ Turisti sulmohet nga tigri teksa po bënte foto

0

TAJLANDË- Një video e frikshme është publikuar, ku një turist indian sulmohet nga një tigër, ndërsa përpiqej të bënte një selfie në një park turistik në Tajlandë. Burri gjunjëzohet pranë kafshës së lidhur me zinxhir, duke u përpjekur ta përqafojë atë për foton, ndërsa kujdestari duket se e drejton atë me një shkop.

Disa sekonda më vonë, tigri hidhet mbi të, duke e bërë të bërtasë nga tmerri. Videoja përfundon papritur, pa qenë i qartë rezultati i saktë i sulmit. Sipas postimit në X nga ku u postua videoja, burri thuhet se pësoi lëndime të lehta.

Videoja është bërë virale, duke shkaktuar reagime të forta në mediat sociale në lidhje me përdorimin e tigrave dhe kafshëve të tjera të egra për argëtim dhe fotografi. Fondacioni i Miqve të Jetës së Egër në Tajlandë (WFFT) vëren se gjatë shtatë viteve të fundit, numri i maceve të mëdha në robëri në Tajlandë është trefishuar , për shkak të kërkesës në rritje për kafshë shtëpiake ekzotike, shfaqjeve dhe tregtisë së pjesëve të kafshëve.