Dalin pamjet e aksidentit të rëndë te Rruga e Kavajës, në afërsi të kompleksit “Delijorgji”, ku makina përplasi çiftin dhe fëmijën 3 muajshe teksa po kalonin rrugën në vijat e bardha.
Siç duket në pamje, makina tip “G-Class”, e drejtuar nga Ajas Sulejmani, 39-vjeç ka qenë me shpejtësi dhe ka shkelur semaforin e kuq.
Më pas makina përplasi dhe një person që po lëvizte me biçikletë, i cili shpëtoi pa lëndime.