Pamje të rënda/ Një bandë e njohur kriminale ka shokuar botën me vrasjet e fundit, detyron anëtarët e saj të bëjnë kanibalizëm dhe…

0

Karteli Jalisco New Generation (CJNG), ka shokuar opinionin në mbarë botën, me videon ku shihet sesi një vrasës e ha zemrën e rivalit – të cilën ia nxori nga gjoksi.

Banda e njohur meksikane detyron anëtarët e saj të rinj të bëjnë kanibalizëm – e para se ta bëjnë një gjë të tillë, ata gjymtojnë trupin e viktimës dhe më pas fillojnë procesin e “ngrënies”.

CJNG është bërë një prej kartelëve me dominues në Meksikë dhe vepron 35 rajone të Meksikës dhe Porto Rikos. Atë e udhëheq Nemesio “El Mencho” Oseguera Servantes, ku ndër metodat më brutale përfshihet edhe kanibalizmi.

Një video rrëqethëse e realizuar nga ky kartel meksikan po shfrytëzohet për kërcënimin e bandave rivale – e si pjesë e teknikave të arsenalit është edhe demonstrimi i armëve dhe teknologjisë ushtarake, që janë në pronësi të këtij grupi kriminal.

Madje në video shihen anëtarët e bandës duke qëndruar pranë kufomës së një gangsteri nga karteli rival Sinaloa, që më parë udhëhiqej nga El Chapo.

Viktima kishte duart e lidhura, e duket se gishtat i kishte të prerë. Në prapavijë shihet edhe trupi i pajetë i një personi tjetër – ku një anëtarë i Jaliscos e masakron.

Ky kartel udhëheq me disa kampe trajnimi të njohura si “shkolla të terrorit” që gjenden në zona rurale. Atje jo vetëm që i mësojnë si të përdorin armës, por edhe të masakrojnë viktimat.

Dr. Robert Bunker, analist i sigurisë dhe ekspert për kartelët meksikanë, ka thënë se kjo video është përdorur për të kërcënuar bandat rivale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu