Pamje tronditëse nga shpërthimi i vullkanit/ Llava “shemb” shtëpitë dhe rrugët e ishullit

0

Pamjet e publikuara nga shpërthimi i vullkanit Kubre Vieha” nga ishulli La Palma, në Ishujt Kanarie, janë tronditëse.

Vullkani shpërtheu të dielën, mbrëma 19 shtator.

Deri më tani llava ka përpirë  20 shtëpi në fshatin El Paso si dhe disa rrugë, tha kryebashkiaku Sergio Rodrκεguez për stacionin radio TVE këtë mëngjes.

Llava shpërtheu qindra metra lart nga pasi  vullkani shpërtheu, ndërsa lumenjtë e shkëmbinjve të shkrirë derdheshin në Oqeanin Atlantik.

Autoritetet lokale kanë evakuuar rreth 5,000 banorë nga katër fshatra, përfshirë El Paso dhe Los Lianos de Aridane.

Sipas Presidentit të Ishujve Kanarie Angel Victor Torres, banorët e fshatrave tjerë nuk do të duhet të lëvizin nga shtëpitë e tyre.

“Llava po lëviz drejt brigjeve dhe dëmi do të jetë vetëm material. Sipas ekspertëve, ka rreth 17 deri në 20 milionë metra kub llavë,” tha ai.

Deri më tani nuk janë raportuar të lënduar dhe nuk do të ketë nëse të gjithë sillen me maturi, komentoi vullkanologu Nemesio Pereth.

Linja ajrore Binter me bazë në Ishujt Kanarie njoftoi sot se ka anuluar katër fluturime për dhe nga ishulli La Gomera për shkak të hirit vullkanik dhe reve nga një shpërthim vullkanik në ishullin fqinj La Palma.

Shpërthimi i fundit vullkanik në arkipelagun Kanarie ndodhi në vitin 2011, në ishullin El Hierro dhe ishte nën ujë.

Kryemini

stri spanjoll Pedro Sanchez mbërriti në La Palma të dielën mbrëma për të folur me qeverinë lokale për menaxhimin e shpërthimit të vullkanit.

“Ne kemi të gjitha bazat dhe burimet njerëzore, qytetarët mund të flenë të qetë,” theksoi kryeministri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu