Pamje tronditëse! Shoferi përplas për vdekje 15-vjeçaren dhe largohet nga vendi i ngjarjes

0

Një shofer autobusi në Brooklyn u arrestua pasi goditi për vdekje një 15-vjeçare e cila po tentonte të kalonte rrugën, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes të hënën, 17 janar.

Antonina Zatulovska nga Coney Island u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes, në kryqëzimin e Bedford Avenue dhe Avenue P në Midwood pasi kur policia mbërriti e gjeti pa ndjenja.

Shoferi i autobusit Aleksander Patlakh 59 vjeç, gjtihashtu nga Coney Island u arrestua.

Është e paqartë se ku ishte drejtuar 15-vjeçarja mëngjesin e 17 janarit pasi shkolla e mesme James Madison e cila ndodhet në atë kryqëzim ishte e mbyllur të hënën për Ditën e Martin Luther King , por burimet i thanë PIX 11 se aktivitetet ishin ende të planifikuara për studentët të hënën.

Një zëdhënës i Departamentit të Arsimit të qytetit tha të hënën se nuk mund të jepte detaje pasi tashmë kanë filluar hetimet, shkruan Daily Mail.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu