Ushtarët e IDF-së janë filmuar duke shkelmuar dhe goditur me këmbë një punëtor palestinez në një pikë karburanti afër Hebronit. Një video e ngjarjes është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, duke bërë që ushtria të nisë një hetim.
Pamjet tregojnë një ushtar izraelit duke parë kolegun e tij duke urdhëruar një palestinez në kampin e refugjatëve Fawwar që të shtrihet me fytyrë përtokë. Më pas ushtari e godet disa herë palestinezin për ta bërë të hapë këmbët dhe krahët.
Ushtari vazhdon të shikojë nga kamera e sigurisë dhe të ngrejë gishtin e mesit. Më pas shfaqet një ushtar tjetër, i cili shkel në kurrizin e palestinezit për ta kapërcyer.
IDF ka theksuar se “Sjellja e ushtarëve në video është shumë problematike dhe në kundërshtim me vlerat e IDF.Incidenti është nën hetim, pas së cilës do të merret një vendim se si të veprohet me personat e përfshirë”, tha IDF.
״ביקור נימוסין״ של חיילי כיבוש בתחנת דלק במחנה פאוואר אצל מתדלק פלסטיני.
"زيارة" احتلالية لعامل فلسطيني في محطة وقود في مخيم الفوار.
A courtesy visit was made by occupation soldiers at a gas station in the West Bank, specifically at Fawar camp, to a Palestinian employee… pic.twitter.com/BHUEDWPiV9
— Ahmad Tibi (@Ahmad_tibi) December 31, 2023