Pamjet e publikuara nga NYT tregojnë masakrën e kryer në Bucha, 24 parashutistë rus bënë terror në qytetin ukrainas

0

UKRAINË- Tronditëse janë gjetjet e një hetimi tetë-mujor nga gazetarët e “New York Times” (NYT) bazuar në materialet video dhe fotografike që ata mblodhën që nga prilli i kaluar dhe që dëshmojnë për tmerret në Bucha, Ukrainë, si dhe për vrasësit përgjegjës për vdekjen e rreth 400 ukrainas.

Dokumentet e “NYT” tregojnë grupin sekret rus që qëndron pas masakrës në qytetin ukrainas. Pamjet që paraqesin kufomat e dhjetëra civilëve të shtrirë në rrugët e Buchas kishin provokuar zemërimin e komunitetit ndërkombëtar.

Në Rusi, megjithatë, zyrtarët patën një reagim krejtësisht të ndryshëm, duke thënë se ata nuk qëndrojnë pas masakrës në qytetin ukrainas. Presidenti rus Vladimir Putin e hodhi poshtë pamjen e tmerrshme si një “provokim” dhe pretendoi se ushtria ruse nuk kishte asnjë lidhje me të.

Megjithatë, një hetim tetë-mujor i New York Times arriti në përfundimin se autorët e masakrës përgjatë rrugës Yabluska ishin parashutistë rusë , anëtarë të Regjimentit 234, të udhëhequr nga Nënkoloneli Artyom Gorodilov. Provat tregojnë se vrasjet e dhjetëra civilëve ishin pjesë e një përpjekjeje të qëllimshme dhe sistematike të Moskës për të siguruar një rrugë drejt kryeqytetit, Kiev.

Ushtarët rusë morën në pyetje dhe ekzekutuan njerëz të paarmatosur, por gjithashtu vranë njerëz që po kalonin pa dashje rrugën. Qofshin fëmijët që largoheshin me familjet e tyre apo vendasit që shpresonin të gjenin sende ushqimore. Kishte edhe disa që thjesht po përpiqeshin të ktheheshin në shtëpi me biçikletat e tyre.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu