Pamjet që po bëjnë “xhiron” e rrjetit, australianët iu drejtuan kutive të votimit me rroba plazhi

0

Laboristi Anthony Albanese, ish-sindikalisti me origjinë të largët arbëreshe nga babai, ka arritur të fitojë mandatin e dytë si Kryeministër në Australi.

Partia Laburiste e Kryeministrit Anthony Albanese parashikohej të fitonte që prej daljes së rezultatëve të para. Kjo u konfirmua nga Sky News Australia dhe Korporata Australiane e Transmetimeve pasi numërimi i hershëm i votave tregoi Laburistët në një pozicion të fortë.

Për procesin zgjedhor nuk u raportuan pretendime ndërsa pamjet e votuesve australianë bënë xhiron e rrjetit me votues të shumtë që hodhën fletën e votimit në kuti me veshje plazhi.

Anthony Albanese ka siguruar një fitore mahnitëse në zgjedhjet federale, ndërkohë që ka dhënë një rezultat shkatërrues për Koalicionin që i kushtoi Peter Dutton vendin e tij, raporton The Guardian.