Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit: Bien njerëz nga avioni në Kabul

0

Pamje të pabesueshme vinë nga aeroporti ndërkombëtar i Kabulit, ku mijëra njerëz po përpiqen të largohen nga vendi pasi talebanët morën pushtetin.

Sipas mediave të huaja, duke cituar dëshmitarë okularë, të paktën pesë persona humbën jetën në kaosin e krijuar. Një dëshmitar i tha Reuters se ai pa një automjet duke marrë trupat e pesë personave, ndërsa një dëshmitar tjetër tha se ishte e paqartë nëse ishin vrarë me armë zjarri nga trupat amerikane ose janë vrarë në grumbullin e njerëzve në panik.

Ndërkohë, një video tronditëse është publikuar në Twitter nga agjencia Asvaka, ku pretendohet se bien njerëz nga avioni në hapësirë. Video po bën xhiron e rrjetit, ndërsa agjencia flet për dy persona që bien nga avioni teksa ai ngjitet, megjithatë autenticiteti i videos nuk është konfirmuar.

Përdoruesit e mediave sociale raportojnë dëshmitë nga vendasit, të cilët pohojnë se tre burra të cilët ishin të lidhur me rrotat e një avioni kur po ngrihej nga Kabuli, ranë mbi shtëpi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu