Pamjet satelitore tregojnë pushtimin rus në Ukrainë, tym dhe ndërtesa të shkatërruara

0

Imazhet satelitore në Ukrainë tregojnë zonat e goditura nga sulmet ushtarake ruse. Pamjet sipas CNN janë fiksuar më datë 28 shkurt. Mbulimi i reve të dendura kanë penguar shumicën e satelitëve të monitorojnë në mënyrë të plotë tokat ukrainase.
Në imazhet e publikuara duken shtëpi të djegura në fshatin Rivnopillya në rajonin Chernhiv, në veri të kryeqytetit, Kiev. Në Chernihiv, gjithashtu një urë mbi lumin Stryzhen duket se është shkatërruar, ndërsa ndërtesat e banimit dhe një fabrikë aty pranë duket se kanë pësuar dëmtime.

Të dielën, zyrtarët ukrainas pretenduan se kishin penguar përparimin e një kolone ruse në Bucha dhe në imazhet satelitore duken mbetje të djegura të automjeteve ushtarake ruse.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu