Pandemia, më pak shpenzime për festa!/Si shprehen tregtarët

0

Në tregjet e kryeqytetit vëren se blerësit janë të paktë edhe pse jemi në periudhë festash. Pandemia ka ndikuar në xhepat e qytetarëve shqiptarë. Shumë prej tyre shprehen se këtë vit nuk do të festojnë pasi kanë humbur punën për shkak të Covid-19 dhe festimet do të jenë minimale

“Me çfarë ta blejmë. Nuk kemi mundësi për asgjë. Do e kalojmë në varfëri, taman si shqiptarë. Pata problem me COVID. Kam marrë një pulë të vogël. Dy gocat janë pa punë. Ky është viti më i vështirë” thonë disa qytetarë.

Çmimet nuk kanë ndryshuar edhe pse tendenca është që në festa të shtrenjtohen prej kërkesës. Tregtarët shprehen se blerësit janë shumë të paktë dhe në shumë raste marrin gjërat më të domosdoshme për një tryezë

“Lirë fare. Më lirë më ku të shkojë. Blerësa nuk ka fare. As qiraja nuk del, jo më të dalë fitim” thotë një tregtar.

Pensionistët janë kategoria më e varfër por edhe ata me ndihmën financiare të fëmijëve shprehen se do të mundohen të blejnë gjërat kryesore.

Periudhat e festave të fundvitit në Shqipëri kanë pasur gjithmonë një rritje të konsiderueshme të konsumit. Por 2020 do të bëj përjashtim. Në shumë familje shqiptare do të mungojnë edhe blerjet simbol për festën e ndërrimit të viteve siç është gjeli i detit apo bakllavaja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu