Pandemia/ MSH: Çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të bëjë dozën e tretë të vaksinës

0

Ministria e Shëndetësisë njofton se dozën e tretë të vaksinës mund ta marrë çdo person mbi 18 vjeç, me kushtin që të ketë kaluar 6 muaj nga doza e dytë e vaksinës.

Derimë sot dozën e tretë rekomandohej ta bënin të gjithë personat mbi 60 vjeç dhe grupet e rriskut, ku në krye padyshim qëndrojnë mjekët dhe personelet në spitalet e vendit.

“Çdo qytetar mund të bëjë dozën e tretë të vaksinës përforcuese të vaksinës kundë COVID-19 nëse ka kaluar 6 muaj nga aplikimi i dozës së dytë”, shkruan Ministria.

Po ashtu sot do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve orën 14:00, për situatën epidemiologjike në vend si dhe për variantin e ri ‘Omicron’ i cili tashmë ka shënuar rastet e para në disa shtete të Europës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu