Panik në ajër! 30-vjeçari hap derën e emergjencës ndërsa avioni ishte në fluturim,

0

Një 30-vjeçar është arrestuar pasi hapi derën e urgjencës së një avioni gjatë fluturimit drejt Koresë së Jugut, ndërsa ishte ende 250 metra nga toka.

Avioni është ulur në mënyrë të sigurt, por me derën e tij ende të hapur në Aeroportin Ndërkombëtar Daegu të premten.

Disa pasagjerë patën sulme paniku dhe për këtë arsye janë dërguar në spital, raportojnë mediat lokale.

Ata thanë se burri kishte tentuar gjithashtu të hidhej nga avioni pasi kishte hapur derën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu