Panik në Kosovë/ Digjet një autobus, reagon policia dhe kompania

0

jë autobus është djegur pasditen e sotme në Kosovë. Policia raporton se zjarri ka rënë në një autobus në zonën industriale në Fushë-Kosovë. Për fatin e mirë, nuk ka patur asnjë të lënduar.

“Rreth orës 17:30, është raportuar se në zonën industriale në Fushë Kosovë, një autobus është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, deklaroi zëdhënësi i policisë Agron Borovci.

Më pas, u konfirmua se autobusi i djegur i përket kompanisë së udhëtimit “Arditi Tours”. Njëri prej përfaqësuesve të kësaj kompanie tregoi për “Express” se nuk ka patur asnjë person brenda autobusit, ndërsa shkaqet e ndezjes së zjarrit nuk dihen akoma.

“Po, është i kompanisë sonë. Nuk e dimë njëherë shkaktarin se pse ka ndodhur. Brenda nuk ka qenë askush dhe nuk ka të lënduar”, u shpreh njëri prej përfaqësuesve të kompanisë së udhëtimit “Arditi Tours”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu