Pankina e Kosovës është bosh, FFK merr vendimin për shkarkimin e trajnerit Gliha…

0

KOSOVE – Federata e Futbollit të Kosovës ka shkarkuar Primoz Glihan nga posti i trajnerit të Kosovës. Slloveni u emërua si trajner i “Dardanëve” në datën 4 korrik, të cilët i drejtoi në 6 ndeshje.

Ai arriti dy fitore (Andorra, Izrael), dy barazime kundër Zvicrës edhe dy humbje (Rumani, Bjellorusi). Kosova e mbylli “aventurën” në grupin “I” të eliminatoreve të “Euro 2024” në vendin e parafundit (pestë) me 11 pikë.

“FFK njofton opinionin se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primoz Gliha.

FFK-ja e falënderon përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvilluara, pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alain Giresse.

Federata ka filluar analizimin e thellë të situatës aktuale në ekipin kombëtar A dhe pas kësaj analize do të merren masat adekuate dhe veprimet e ardhshme.

Përfshirë edhe angazhimin e përzgjedhësit të ri që do t’i prijë ekipit kombëtar”, lexohet në komunikatën zyrtare të FFK-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu