Papa Françesku bisedë telefonike me Presidentin Zelensky, i shpreh keqardhjen për luftën në Ukrainë

0

Papa Françesku telefonoi ditën e sotme Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ku i shprehu dhimbjen për atë që po ndodh në Ukrainë.

“Sot Papa Françesku pati një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ati i Shenjtë shprehu dhimbjen më të thellë për ngjarjet tragjike që po ndodhin në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Në një postim në Twitter , Zelensky tha se kishte falënderuar Papën për lutjet e tij, duke shtuar se “populli ukrainas ndjen mbështetjen shpirtërore të Shenjtërisë së Tij”.

“Falënderova Papa Françeskun që u lut për paqen në Ukrainë dhe një armëpushim. Populli ukrainas ndjen mbështetjen shpirtërore të Shenjtërisë së Tij”, tha Zelensky.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu