Papa Françesku gjatë meshës që ka mbajtur ditën e sotme në Vatikan ka dënuar konfliktin në Ukrainë si një “masakër të pakuptimtë” dhe të pajustifikueshme. Sipas Sky news, Papa i bëri thirrje liderëve botërorë që të ndalojnë menjëherë luftën mes Ukrainës dhe Rusisë.
“Agresioni i dhunshëm kundër Ukrainës për fat të keq nuk po ngadalësohet. Është një masakër e pakuptimtë ku çdo ditë po përsëriten masakër dhe mizori”-tha Papa Françesku.
Papa Françesku mban çdo të dielë meshë për besimtarët nga e gjithë bota në Vatikan.