Papa Francesku vijon ende në gjendje kritike, por në kushte klinike të qëndrueshme

0

Vatikan – “Kushtet klinike të Atit të Shenjtë mbetën të qëndrueshme. Ai nuk paraqiti episode të insuficiencës respiratore apo bronkospazme. Qëndroi afebril, gjithmonë vigjilent, bashkëpunues me terapitë dhe i orientuar”.

Kështu lexohet në buletinin mjekësor të mbrëmjes të Papa Françeskut të publikuar nga Selia e Shenjtë. Ati i Shenjtë do ta kalojë natën me ventilim mekanik joinvaziv dhe prognoza mbetet e rezervuar.

Burime nga Vatikani thonë se analizat e gjakut dhe të zemrës tregojnë vlera të qëndrueshme si ditët e fundit, megjithëse kompleksiteti i situatës mbetet. Dhe ata konfirmojnë se bronkospazma është një nga efektet e pneumonisë dypalëshe dhe nuk lidhet me patologji të tjera.

Dita kaloi e qetë pas dy episodeve të insuficencës akute të fryëmarrjes, që ndodhën të hënën dhe që shkaktuan shqetësim. Sipas buletinit mjekësor të mbrëmjes, Papa Françesku sot në mëngjes u kalua në terapi me oksigjen të lartë dhe iu nënshtrua fizioterapisë së frymëmarrjes.

Sonte, siç ishte planifikuar, do të rifillojë ventilimi mekanik joinvaziv. Prognoza mbetet e rezervuar. Gjatë ditës ai nderoi lutjen dhe pushimin.

Burimet e Vatikanit në orët e hershme të pasdites megjithatë e kishin përcaktuar situatën si “të qëndrueshme në një kuadër kompleks”. Dhe siç vazhdojnë të thonë mjekët, “ai nuk ka dalë ende nga zona kritike”.