Papa i lutet liderëve t’i japin fund luftës në Ukrainë: E gjithë kjo është çnjerëzore

0

Papa Françesku e ka quajtur luftën në Ukrainë “një masakër të pakuptimtë, ku kërditë dhe mizoritë përsëriten çdo ditë”.

“I lutem të gjithë aktorëve të komunitetit ndërkombëtar që të bëjnë një përpjekje reale për t’i dhënë fund kësaj lufte të neveritshme,” tha kreu i Kishës Katolike para turmës në Sheshin e Shën Pjetrit pas lutjes së tij këtë të dielë.

“Këtë javë, raketa dhe bomba goditën civilët, të moshuarit, fëmijët dhe nënat shtatzëna ”, tha Papa Françesku, duke shtuar se ai vizitoi fëmijët e plagosur që po trajtohen në Romë . “Njërit prej tyre i mungon një krah, një tjetër i plagosur në kokë, fëmijë të pafajshëm”, shtoi Papa.

“Le të qëndrojmë pranë këtij populli të goditur, t’i përqafojmë me dashuri dhe me përkushtim e lutje konkrete dhe ju lutemi mos u mësoni me luftën dhe dhunën,” tha ai.

Papa Françesku ftoi “çdo besimtar dhe çdo komunitet” që t’i bashkohet atij më 25 mars, ditën e Shpalljes së Krishterë, “në kryerjen e një akti solemn të shenjtërimit të njerëzimit, veçanërisht të Rusisë dhe Ukrainës”.

“E gjithë kjo është çnjerëzore, në të vërtetë është edhe sakrilegji, sepse bie ndesh me shenjtërinë e jetës njerëzore. Sidomos ndaj jetës së pambrojtur njerëzore, e cila duhet respektuar dhe mbrojtur, jo eleminuar dhe që del përpara çdo strategjie, të mos harrojmë, është mizore, çnjerëzore dhe sakrilegjioze”, përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu