Papa Leoni XIV i ka dërguar një letër Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Imzot Joan Pelushi.
Në letrën e tij Ati i Shenjtë i kujton Kryepeshkopit Joan se me 18 maj do të bëhet inaugurimi i shërbesës së tij Petrine, e cila do të kremtohet me një Meshë Solemne në Sheshin e Shën Pjetrit.
Letra e plotë e Papa Leone XIV
FORTLUMTURISË SË TIJ, JOANIT
KRYEPISKOPIT TË TIRANËS, DURRËSIT DHE GJITHË SHQIPËRISË
“Hiri dhe paqja qofshin me ju me bollëk në njohjen e Perëndisë dhe të Jezu Krishtit, Zotit tonë” (2 Pjetrit 1:2).
Me ndjenja dashurie vëllazërore, kam nderin të njoftoj Fortlumturinë Tuaj se, pas zgjedhjes sime si Peshkop i Romës dhe Papë i Kishës Katolike, inaugurimi i shërbesës sime Petrine, do të kremtohet me një Meshë Solemne në Sheshin e Shën Pjetrit, më 18 maj 2025. Ju lutem përzemërsisht të më kujtoni në lutjet Tuaja, që me ndihmën e Perëndisë së Gjithëpushtetshëm, të mund t’i shërbej me denjësi Zotit dhe Kishës së Tij, në përmbushje të plotë të thirrjes sime.
Me gëzim të madh e shfrytëzoj këtë rast për të shkëmbyer me Fortlumturinë Tuaj një përqafim paqeje në Krishtin e Ngjallur.