Paqe brenda koalicionit, Meloni i ofron Berlusconit 5 ministri

0

Silvio Berlusconi dhe Giorgia Meloni kanë bërë paqe pas përplasjes lidhur me caktimin e Ignazio La Russa si kreun e ri të Senatit.

Kreu i Forza Italia dhe ajo e Vëllezërve të Italisë zhvilluan një takim të përshkruar si “të ngrohtë”.

Ata u zotuan se do të formojnë kabinetin e ri së shpejti dhe se do të përfaqësojnë një front të bashkuar gjatë konsultimeve me presidentin Mattarella.

Të paktën 5 ministra nga ata që do të caktohen nga Meloni do të shkojnë për anëtarët e Forza Italia. Ndërkohë ka ende pasiguri sa i takon ministrit të Drejtësisë, nëse ai do të vijë apo jo nga radhët e kësaj partie.

Grupet parlamentare zgjodhën të martën liderët e tyre dhe nëse gjërat vazhdojnë sipas planeve, konsultimet politike do të nisin këtë të enjte në pallatin presidencial.

Kreu i shtetit, Sergio Mattarella mund t’i japë Giorgia Melonit mandatin për të formuar qeverinë e ri të premten e ardhshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu