Paqe në “Anfield”, mes Liverpool dhe Arsenalit

0

Mbyllet supersfida në Anfield, Liverpool dhe Arsenal nuk shkojmë më shumë se një barazim 1-1. Me këtë rezultat, “Gooners” kryesojnë kampionatin me 40 pikë, 1 pikë më shumë se “The Reds”.

Ndeshja nisi në mënyrë perfekte për skuadrën e Arteta-s që gjeti golin pas 4 minutash lojë me Gabriel. Ekipi i Klopp u kundërpërgjigj brenda pjesës së parë, duke vendosur ekuilibrat me Muhamed Salah, në minutën e 29-të.

Në pjesën e dytë, “Topçinjtë” nuk goditën asnjëherë portën e mbrojtur nga Alisson. Në krahun tjetër, dy gjuajtje të vendasve nuk u përkthyen në gol.

Premier League ka luajtur ditën e sotme edhe ndeshje të tjera mjaft interesante, Fulham u mund 0-2 ndaj Burnley, ndërsa Luton triumfoi 1-0 ndaj Newcastle.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu