‘Paqja është qëllimi ynë i përbashkët’! Zelenskyy falënderon aleatët evropianë për mbështetjen e dhënë për Ukrainën

0

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, që aktualisht gjendet në Arabinë Sauditë, ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke falënderuar aleatët evropianë për mbështëtjen e tyre. Në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, ai ka shkruar se pakoja e re e mbrojtjes, fuqizon mbrojtjen ajrore dhe më shumë investime në industrinë tonë mbrojtëse.

“Gjatë javëve të fundit, vendet evropiane ka marrë dhjetëra vendime për të rritur mbështetjen për Ukrainën. Pozicionet e fuqishme në vijën e frontit dhe diplomacia e fuqishme duhet të punojnë së bashku që të arrihet paqja. Nën lidershipin amerikan në bashkëpunim me të gjithë në Evropë, është një arritje absolute. Paqja është qëllimi ynë i përbashkët”, tha Zelenskyy.

Ndërkohë presidenti ukrainas po qëndron në Arabinë Saudite ku do të zhvillojë takim me Mohammad bin Salman, ndërsa në Jeddah nesër pritet të takohen zyrtarët amerikane dhe ata ukrainas, por pa praninë e Zelenskyyt.