“Paraardhësi im ishte delegat në Shpalljen e Pavarësisë”, Kujtim Cakrani: Sot është pa varr

0

Kujtim Cakrani: Hajredin Cakrani ishte delegat i Fierit dhe Mallakastrës në Kuvendin e Vlorës që përfaqësoi këto dy rrethe në Shpalljen e Pavarësisë dhe më pas u bë zv.ministër i Luftës dhe shkoi në front kundër andartëve grek të cilët kishin hyrë në jug dhe po kryenin masakra. Ndërkohë që Bektash Cakrani u bë Guvernator nga Ismail Qemali, pra të mbante financat e shtetit shqiptar.

Janë 40 firmëtarë pavarësie dhe secili prej atyre ka kontributin e vet. Dhe mos harrojmë që gjithë këta firmëtarë pavarësie jo vetëm nuk u dihen emrat, por sot ata janë pa varre. Sot 40 firmëtarët e pavarësisë që sot mburremi janë pa varre. Sepse, jap dhe rastin e paraardhësit tim: Sot paraardhësi im Hajredin Bej Cakrani sot është pa varr. Sepse në vitet 1950 tyrbja e familjes Cakrani, që kishte varret e parardhësve u shkatërrua me tritol dhe më pas hypi traktori dhe eshtrat e tyre humbën. Dhe kjo është një tragjedi shumë e madhe. Për të mos thënë edhe sarajet e kësaj familjeje në vitet 50′ u shkatërruan me tritol për të zhdukur çdo gjurmë jo vetëm të firmëtarit të Pavarësisë por të gjithë familjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu