Paraguai ‘digjet’ nga i nxehti, temperaturat arrijnë në 43 gradë Celsius

0

Paraguai po përballet me temperaturat më të larta në histori të vendit. Departamenti i meteorologjisë ka njoftuar se temperaturat kanë arritur në 40 gradë Celsius.

Që prej ditëve të para të muajit janar, në shumë qytete të shtetit latin është thyer rekordi i temperaturave, të cilat kanë arritur deri në 43 gradë Celsius.

Departamenti i meteorologjisë ka bërë të ditur se në vitet e fundit Paraguai është përballur më shpesh me mot ekstrem, përfshirë temperaturat e larta dhe stuhitë e fuqishme.

Departamenti ka njoftuar se mot të tillë ekstrem nuk ka regjistruar kurrë më parë, përveç në dy-tre vjetët e fundit. Shteti gjithashtu është përballur edhe me thatësinë ekstreme.

Autoritetet në Paraguai kanë thënë se periudha mes viteve 2019-2022 ka qenë më e thata që prej vitit 1960. Shkaku i thatësisë edhe shteti fqinj Uruguai ka deklaruar emergjencë agrikulturore në muajin tetor. Vështirësi është raportuar edhe në furnizimin me ujë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu