Paraguaj/ Dreri vret rojen ushtarake në Pallatin Presidencial

0

Një ushtar është vrarë pasi u sulmua nga një dre që e goditi në brinjë. Ai ishte roje në pallatin presidencial të Paraguait në Asuncion.

Rreshteri i këmbësorisë, Viktor Isasi Fletsa, 42 vjeç, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së hënës për shkak të plagëve që i shkaktoi kafsha, thuhet në njoftimin e Forcave të Armatosura.

Dreri, i ishte dhuruar rezidencës presidenciale, tha drejtori i Faunës dhe Florës në Ministrinë e Mjedisit, Frederick Bauer.

Zëdhënësi i këmbësorisë Victor Urdapiletta tha për Reuters se kamerat CCTV kapën momentin kur rreshteri iu afrua drerit dhe ai e sulmoi atë. Fletsa u dërgua në spitalin ushtarak, ku u shpall i vdekur.

Urdapileta tha se nuk kishte asnjë precedent për një sulm të tillë nga kafshët që jetonin në kopshtet e pallatit presidencial. Në të kaluarën, ndër të tjera në pallatin presidencial kishte struc dhe poni.

Kafshët janë në një zonë të rrethuar dhe nuk bien në kontakt me të ftuarit e presidencës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu