Parakalimi i gabuar merr në “qafë” të riun shqiptar/ Aksidenton për vdekje një 61-vjeçar në Itali

0

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në via Longhena të Italisë.

Dy makina, një “Fiat Tipo” dhe një “Ford Focus”, u përplasën për shkak të mungesës së përparësisë dhe një parakalimi të gabuar nga ana e të riut shqiptar.

Ngjarja solli vdekjen e Paolo De Poli, 61 vjeç, nga Azzano Decimo, i cili drejtonte Fiatin, ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit Focus, një shtetas shqiptar 25 vjeç.

Identiteti i këtij të fundit nuk dihet ende, ndërsa mësohet se ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu