Një 42-vjeçar është arrestuar së fundmi në Lezhë pasi ka dhunuar një efektive policie.
Emanuel Vokrri është ndaluar pas një parakalimi të gabuar dhe pas kësaj është konfliktuar me policinë. Më vonë Vokrri është shoqëruar në ambientet e komisariatit.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Lezhë-Mabë, shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë dhënë shenjë ndalimi për arsye se kishte kryer parakalim të gabuar dhe në momentin që punonjësit e Policisë Rrugore po i komunikonin shkeljen dhe do ti vendosnin masë administrative , ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësen e Policisë.