Korpusi paraushtarak i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka lëshuar 16 raketa balistike në mbyllje të pesë ditëve të stërvitjeve ushtarake. Aljazeera shkruan se sipas gjeneralëve në vend kjo stërvitje ishte një paralajmërim për armikun kryesor, Izraelin.
Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA raportoi të premten se emrat e raketave të lëshuara gjatë stërvitjes ushtarake në të gjithë jugun e vendit ishin Emad, Ghadr, Sejjil, Zalzal, Dezful dhe Zolfaghar dhe se rrezet e tyre variojnë midis 350 km dhe 2,000 km (220-1,250 milje).
Ai tha se raketat goditën me sukses një objektiv në të njëjtën kohë kur 10 dronë goditën njëkohësisht objektivat e tyre. Televizioni shtetëror tregoi lëshimin e raketave në shkretëtirë.
“Këto stërvitje janë krijuar për t’iu përgjigjur kërcënimeve të bëra ditët e fundit nga regjimi sionist.Gjashtëmbëdhjetë raketa synuan dhe asgjësuan objektivin e zgjedhur. Në këtë stërvitje, u vendosën një pjesë e qindra raketave iraniane të afta për të shkatërruar një vend që guxoi të sulmonte Iranin”, i tha televizionit shtetëror shefi i shtabit të forcave të armatosura të Iranit, gjeneral-major Mohammad Bagheri.
Stërvitjet vijnë pasi këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan u takua me kryeministrin izraelit Naftali Bennett të mërkurën, mes kundërshtimit të Izraelit ndaj përpjekjeve për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015.