Paralajmërimi i Jemenit: Nëse SHBA ndërhyn në konfliktin e Gazës, do të lëshojnë raketa dhe drone

0

IZRAEL- Udhëheqësi Houthi i Jemenit, Abdel-Malek al-Houthi paralajmëroi sot se nëse SHBA ndërhyn drejtpërdrejt në konfliktin e Gazës, grupi do të përgjigjet duke gjuajtur drone dhe raketa dhe do të marrë opsione të tjera ushtarake, shkruan Reuters.

“Ka vija të kuqe kur bëhet fjalë për Gazën,” tha ai, duke shtuar se Houthis ishin të gatshëm të koordinoheshin me grupet e tjera dhe të ndërhynin.

Konflikti Izrael-Palestinë

Grupi militant i Hamasit nisi një sulm masiv ndaj Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme në Gaza. Të paktën 900 persona në Izrael dhe mbi 700 në Gaza janë vrarë që kur shpërtheu dhuna. Hamasi,që njihet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe fuqitë e tjera botërore, udhëheq me Gazën që nga viti 2007.

Izraeli ka urdhëruar rrethimin e plotë të Gazës dhe autoritetet kanë thënë se kjo masë nënkupton ndërprerjen e ujit, ushqimit dhe energjisë për këtë territor. Izraeli dhe Gaza deri më tani kanë zhvilluar katër luftëra, teksa palestinezët vazhdimisht kërkojnë të krijojnë një shtet të tyre me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu