Rama: Kjo është një ngjarje, e cila meriton të hetohet imtësisht. Uroj dhe shpresoj që ta kryejnë këtë hetim me të gjitha kapacitetet e tyre. Dua të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim, nuk është e vështirë të shohësh se ka një qëllim jo fort të vështirë për t’u kuptuar dhe për të nxitur destablitet në një përpjekje që nuk është e para.
Duke pasur parasysh thirrjet nga Foltoret mund të mos jetë e fundit. Thirrja ime për prokurorinë është që të përgjigjen të gjithë pa përjashtim inspektorët e tatimeve. Ata që punojnë në këtë sistem apo dhe të tjerë që mund të jenë lartguar por edhe ata që nga Foltoret e Kuvendeve paralajmërojnë zymtira të tjera.